Aeroporti i Prishtinës shënon numrin më të madh të trafikut në fillimvit

Në janar të këtij viti në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” janë procesuar 120, 531 udhëtarë dhe 1019 fluturime duke bërë që ky të jetë janari me numrin më të madh të trafikut në historinë e aeroportit krahasuar me muajin e njëjtë të viteve paraprake.

Lajme

02/02/2016 09:06

Në janar të vitit 2014 ANP ‘Adem Jashari’ kishte një numër të udhëtarëve prej 95,327, në vitin 2015 kishte procesuar 106,839 udhëtarë për të arritur më pas top shifrën deri në 120,531 udhëtarë.

Kjo nënkupton se në krahasim me janarin e vitit 2014 ka rreth 26.44% rritje ndërkaq në krahasim me muajin Janar 2015 ka rreth 12.82% rritje në numër të udhëtarëve.

Sa i përket numrit të fluturimeve ka procesuar rreth 11.72% më shumë se në vitin 2014 dhe 10.04% më shumë se në vitin 2015./ Lajmi.net

easy jet DSC_8801