Aeroporti i Prishtinës “ndërron lojën” në rajon: Me hapa “gjigant” gjatë 2024-ës, marshon fuqishëm drejt 2025-ës
Për Aeroportin e Prishtinës, viti që po lëmë pas shënon një 365 ditor të hijezuar me ngjyrë të gjelbër në motmotet e pasluftës kur flasim për sukseset, modernizimin, prurjet e reja e besimin që ka arritur të ngërthejë në vete. Një adresë e pandryshueshme për udhëtarët nga e mbarë bota që udhëtojnë në Kosovë, nga…
Lajme
Për Aeroportin e Prishtinës, viti që po lëmë pas shënon një 365 ditor të hijezuar me ngjyrë të gjelbër në motmotet e pasluftës kur flasim për sukseset, modernizimin, prurjet e reja e besimin që ka arritur të ngërthejë në vete. Një adresë e pandryshueshme për udhëtarët nga e mbarë bota që udhëtojnë në Kosovë, nga Kosova, e deri te ata që përmes Kosovës udhëtojnë në vendet e tjera dhe përdorin vendin tonë si destinacion tranziti të rrugëve ajrore.
Dhe kur konstatojmë këtë, nuk e bëjmë pa arsye. Ajo që në realitet ka ndodhur këtë vit në Aeroportin e Prishtinës, është pasqyrë e Kosovës moderne me frymë evropiane, shkruan lajmi.net.
Aeroporti i Prishtinës me linja të reja në kryeqendrat evropiane:
Udhëtarët nga Kosova e nga cilido shtet, më nuk e kanë të nevojshme të kalojnë kufijt nacional e të përdorin Aeroportet e Rajonit për të udhëtuar direkt në shtetet ku ata planifikojnë e dëshirojnë.
Duke nisur nga 15 dhjetori, nga Aeroporti “Adem Jashari” ka fluturime të përjavshme për në kryeqendrën e Danimarkës, Copenhagen.
Dy herë në javë, nga 12 dhjetori ka fluturime edhe për në Stockholm të Suedisë.
Nga fundi i tetorit, kosovarët mund të vizitojnë edhe bukuritë e pamatshme të Holandës, me fluturime direkte nga Prishtina për në Amsterdam, me çmime konkurruese në treg.
Nga qershori, nga Prishtinë nisën fluturimet direkte edhe për në Izmir të Turqisë.
E nga marsi i 2024 ës, nga Aeroporti i Prishtinës u zyrtarizuan edhe fluturimet direkte për në Luksemburg.
Linja të reja nga muaji i tretë i vitit që lamë pas pati edhe për Frankfurt të Gjermanisë, apo siç njihet ndryshe “New Yorku” i Evropës për shkak të ndërtesave të larta që ka.
Linja të reja të fluturimeve gjatë këtij viti pati edhe për Bullgari e Skandinavi.
Lehtësimet në udhëtime:
Ata që udhëtojnë shpesh përmes Aeroportit të Prishtinës, gjatë këtij viti kanë pasur mundësinë të shohin lehtësimin e procedurave nga momenti kur hynë brenda ambienteve të Aeroportit, deri kur ata nisen për në destinacionin e tyre.
Ekipet profesionale të mirëmbajtjes së Aeroportit gjatë këtij viti kanë qenë në nivel të hatshëm duke ofruar siguri të pistave dhe pajisjeve teknike që janë jetike për mbarëvajtjen e fluturimeve.
Nga ky vit, Aeroporti i Prishtinës ka sjellë risinë e saj, sistemin e “Self Check In”.
ANP “Adem Jashari” ka të instaluar 6 Self Check-in kioska dhe 10 Self Bag Drops për valixhe, përmes së cilave lehtësohet tej mase dhe shmangen radhët e gjata të pritjes për “Check In”.
Përveç të tjerash, në Aeroportin e Prishtinës janë hapur katër porta të reja këtë vit, që shënojnë 4 porta të reja të mundësive, të udhëtimeve.
Vit i rekordeve për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, përmes së cilit udhëtuan mbi 2 milionë udhëtarë vetën më 8 muajt e parë 2024-ës, si asnjëherë më parë.
Pa dyshim standard i lartë i përcaktuar nga Aeroporti sivjet, e që pritet të ngritet e përmirësohet në vazhdimësi. /Lajmi.net/