Aeroplani i nisur nga Prishtina për në Gjenevë kthehet në “Adem Jashari” pas 40 minutash fluturimi në qiell

Një aeroplan që ishte nisur të martën nga Prishtina për të mbërritur në Gjenevë të Zvicrës është kthyer prapë në Prishtinë. I njëjti aeroplan, që është i kompanisë “EasyJet” është detyruar të aterojë sërish në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Rikthimi i tij i serishëm në Prishtinë ndodhi pas 40 minutave fluturimi në qiellin…

Lajme

22/08/2023 22:31

Një aeroplan që ishte nisur të martën nga Prishtina për të mbërritur në Gjenevë të Zvicrës është kthyer prapë në Prishtinë.

I njëjti aeroplan, që është i kompanisë “EasyJet” është detyruar të aterojë sërish në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rikthimi i tij i serishëm në Prishtinë ndodhi pas 40 minutave fluturimi në qiellin e Kosovës, teksa ende nuk dihen arsyet për një gjë të tillë.

Këto të dhëna janë publikuar në faqen “Maraklit E Fluturimit”. Nga ANP “Adem Jashari” nuk ka pasur ndonjë lajmërim për këtë ngjarje.