Aeroplanët amerikanë vazhdojnë të shkatërrojnë caqe të ISIS
Ushtria amerikane ka kryer sulme të reja ajrore të hënën ndaj pozicioneve të militantëve të ISIS afër pendës së Mosulit, në veri të Irakut, njofton Pentagoni.
Bota
Aeroplanë të ndryshëm luftarakë amerikanë, përfshirë edhe aeroplanët pa ekuipazh, kanë marrë pjesë në sulmet e sotme, duke shkatërruar gjashtë automjete të blinduara, një automjet lehtësisht të blinduar, një automjet që kishte raketa për rrëzimin e aeroplanëve, një pikë kontrolli dhe një mjet shpërthimi të improvizuar, ka njoftuar Pentagoni në njoftimin e tij, transmeton REL.
Prej 8 gushtit, ushtria amerikane ka kryer në tërësi 68 sulme ajrore në Irak. Nga këto 68 sulme, 35 kanë qenë në përkrahje të forcave irakiane afër pendës së Mosulit.