Aeromobili po vjen

Aeroplani dhe automobili në të ardhmen mund të shkrihen në një objekt të vetëm, me ç’rast njerëzit mund ta përdorin këtë mjet edhe në tokë edhe në ajër, varësisht prej nevojës. Shembulli më i mirë është ai i Aeromobilit të prezantuar në këtë video, të quajtur ‘Aeromobil Roadable aircraft 2.5’, i cili u testua me…

Auto & Tek

30/11/2013 06:00

Aeroplani dhe automobili në të ardhmen mund të shkrihen në një objekt të vetëm, me ç’rast njerëzit mund ta përdorin këtë mjet edhe në tokë edhe në ajër, varësisht prej nevojës.

Shembulli më i mirë është ai i Aeromobilit të prezantuar në këtë video, të quajtur ‘Aeromobil Roadable aircraft 2.5’, i cili u testua me sukses. Ndërtimi i këtij automjeti i përshtatet çdo lloj hapësire parkimi standard, ndërsa mund të ‘ushqehet’ në çdo pikë karburanti.

E pra, ky automjet, që duket si një automobil, me hapjen e krahëve mund të shndërrohet në aeroplan të vogël, i cili mund t’ju kryejë punë në rast se destinacioni juaj nuk mund të arrihet përmes rrugëve. Gjithashtu, ky Aeromobil mund të aterojë në çfarëdo aeroporti, të cilin e gjeni më afër.