Adrola Dushi kujton momentin e marrjes së titullit “Miss Universe Albania 2012”

Adrola Dushi, është njëra nga femrat më të bukura shqiptare.

ShowBiz

09/11/2018 11:48

Këtë e ka dëshmuar para disa viteve kur mori epitetin e më të bukurës e cila u zgjodh “Miss Universe Albania 2012”, shkruan lajmi.net

Edhe pse kanë kaluar 6 vite, Dushi vazhdon akoma të jetë njëra nga modelet më atraktive dhe më të suksesshme shqiptare.

Së fundmi, në rrjetin social Facebook, ajo është rikthyer prapa në kohë teksa kujton momentin e veçantë të marrjes së titullit.

Modelja Dushi, shpesh befason me paraqitjet e saj e që gjithnjë komentohet për pamjen natyrale.

Adrola aktualisht po e zhvillon karrierën prej modeleje në mes të Shqipërisë dhe Amerikës.

Modelja 25 vjeçare, është edhe një nënë e lumtur dhe këtë e ka potencuar shumë herë në intervistat e saj. /Lajmi.net/