Adrien Silva: Qëndrimi i Ronaldos do të ishte mirë për Serie A

Mesfushroi i Sampdorias, Adrien Silva ka folur për qëndrimin e Cristiano Ronaldos në Juventus.

Sport

21/07/2021 14:39

Adrien Silva është pyetur për largimin e Ronaldos nga Juventusi, por portugezi ka shprehur optimizmin e tij, shkuan lajmi.net.

Silva ka luajtur me Ronaldon në Kombëtaren e Portugalisë, ata gjithashtu janë në kontakt me njëri tjetrin pasi Silva angazhohet tek skuadra italiane, Sampdoria.

Situata e Ronaldos ende nuk dihet, por pritet që pas pushimeve të protugezit, gjithçka të qartësohet.

“A do të qëndrojë tek Juventusi? Pyetje e mirë, kemi folur për këtë gjë para se të eliminoheshin nga Liga e Kampionëve. Unë vërtet shpresoj të qëndrojë”, tha ai.

“Megjithatë, ai është një vendim i tij dhe vetëm ai e di çfarë duhet bërë”, shtoi ai.

“Padyshim do të them që nëse ai qëndron, për Italinë dhe për kampionatin e Serie A do të jetë një gjë e mirë”, tha Silva.

“Veçanërisht pas ardhjes së Mourinhos dhe fitores në “Euro 2020″, qëndrimi i tij do ta rriste kualitetin e futbollit italian”, përfundoi Adrien Silva./Lajmi.net/