Adriana Matoshi merr çmim në festivalin e Francës

Adriana Matoshi është stolisur si aktorja më e mirë në ‘See a Paris’.

ShowBiz

08/06/2020 21:15

Adriana Matoshi është një nga emrat më të spikatur në kinematografinë shqiptare, shkruan lajmi.net.

Aktorja ka arritur të marrë një tjetër çmim të rëndësishëm me rolin e saj në filmin ‘Nëntori i ftohtë’ me regji Ismet Sijarina.

Në bazë të njoftimeve në rrjetet sociale, artistja nga Gjilani u shpërblye me çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”. /Lajmi.net/