Adoleshentja i vjedh mbrëmjen e maturës shkollës, shpenzime marramendëse për të rënë në sy

Një adoleshente vodhi shfaqjen e mbrëmjes së maturës së shkollës së saj, teksa mbërriti në feste me një Rolls Royce Phantom të shkëlqyeshëm – të mbuluar me më shumë se katër milionë kristale Swarovski.

Lifestyle

12/07/2019 12:00

Isha Sanah Akhtar, 16 vjeçe, nga Blackburn  që bëri një hyrje spektakolare, me makinën që kushtonte 500 paund për tu marrë me qira jo më shumë se 15 minuta.

Ajo gjithashtu , për të rënë në sy kishte veshur një fustan mahnitës me ngjyrë  blu dhe gri, që kushtonte 260 paund. Madje adoleshentja pagoi 300 paund kameramanin që ta filmonte atë që në momentin kur ajo bëhej gati për festën dhe në momentin kur doli nga makina e mbuluar me kristale, iu shtrua tapeti i kuq. Të gjitha këto përgatitje ia siguroi xhaxhai i saj, premtim të cilin ia kishte dhënë që më herët.