Adoleshentja detyrohet të bëhet gruaja e dytë e komandantit të policisë çeçene (Foto)

Kryekomandanti i policisë çeçene, 47 vjeçari Nazhud Guchigov, ka marrë për grua të dytë Kheda Goilabiyeva 17 vjeçare. Ai kishte kërcënuar me rrëmbim nëse martesa me të do t’i refuzohej. Vajza kur u pyet tri herë nëse donte të martohej me shefin e policisë, u detyrua të thotë po.

Bota

18/05/2015 16:36

Për këtë martesë pëlqimin e dha edhe lideri çeçen Ramzan Kadyrov, i cili njihet si aleat tej mase besnik i liderit të federatës ruse, Vladimir Putin.

Veshjet e bardha të nuses shkëlqenin, por në fytyrës e saj vërehej trishtimi.

Ajo ishte e detyruar të martohej me aleatin më të fuqishëm të liderit çeçen Ramzan Kadirov, pasi me sa duket u kërcënua me rrëmbim nëse do të refuzonte.

2

Sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, Kheda Goilabiyeva, 17 vjeçare, dukej e dëshpëruar gjatë gjithë ceremonisë së martesës zhvilluar në kryeqytetin çeçen Grozni gjatë fundjavës, transmeton lajmi.net.

Nazhud Guchigov, ishte i martuar edhe me një grua tjetër, para se t’i bënte dy gra, kur u martua tani me 17 vjeçaren.

Kadirov, i cili ka vendosur në Çeçeni një pushtet të hekurt, i përkrahur edhe nga presidenti rus Putin, thuhet se e ka dhënë personalisht bekimin e kësaj martese, edhe pse kjo paraqet shkelje të ligjeve ruse kundër poligamisë.

3

Ceremonia është zhvilluar në një restorant, ku edhe Kadirov ka qenë i pranishëm festuar me valle tradicionale.

Disa nga ata që ishin të pranishëm në dasëm, në kushte anonimiteti i kanë thënë gazetës ruse, se janë kundër kësaj martese, shkaku i dallimit të madh në moshë.

“Unë do ta kisha vrarë vajzën time e nuk do ta kisha lënë të martohej sikur kjo”. “Unë jam kundër martesave të hershme”, ka thënë një grua.

6

Komisioneri i Rusisë për të drejtat fëmijëve, Pavel Astakhov, ka thënë se kjo dasëm nuk ka shkelur ligjet mbi moshën minimale për martesë, por ai nuk i është përgjigjur pyetjeve në lidhje poligaminë.

Ndërsa, lideri Kadirov, 38 vjeçar, ka ndihmuar Kremlinin për të luftuar kryengritjen islamike në Kaukazin Verior.

4

Por ish-rebeli, aleat i Putinit, akuzohet nga grupet e të drejtave të njeriut për tortura, ekzekutime pa gjyq dhe korrupsion në Çeçeni. (lajmi.net)