Adoleshenti zgjohet nga operacioni, qan se Beyonce nuk është aty për ta përshëndetur (Video)

Shikoni adoleshentin i cili zgjohet nga operacioni ku ka hequr 'dhëmbin e menqurisë' dhe nervozohet e qan pse Beyonce nuk ka ardhur ta përshëndesë.

Fun

07/10/2014 22:54

Thuhet se kur të hiqet ‘dhëmbi i mençurisë’, reagon diçka në tru që të bën vërtetë torollak për disa çaste.

Në të vërtetë kjo ka ndodhur tek një djalë 17 vjeçar në Amerikë, reagimi i të cilit është vërtetë interesant e qesharak.

Tek ai kanë reaguar pak më shumë se që duhet ilaçet për qetësim që i kanë vënë për të kryer operacionin e heqjes së dhëmbit, e kur është zgjuar ka pasur reagim të hatashëm.

Ai në iluzionet e tij që ka përfituar nga ilaçet duket se është marrë vesh me idolin e tij, Beyonce, që kur të zgjohet, ajo të jetë pranë tij.

Por, kjo sigurisht që nuk ka ndodhur dhe Cody është dëshpëruar shumë. Nëna e tij e ka inçizuar gjithë reagimin e tij, derisa fliste me gojën të mbushur me gjak e me gazë që i ka vendosur mjeku.