Adnan Hyseni i bashkohet Labinot Tahirit në ndërtimin e shtëpisë së familjes Ademi (Video)

Familja e Bajram Ademit nga Podujeva do të bëhet me shtëpi të re.

Lajme

20/02/2017 20:21

Është biznesmeni Adnan Hyseni nga Peja që i është bashkuar këngëtarit Labinot Tahirit në iniciativën për ndërtimin e shtëpisë së kësaj familje e cila jeton në kushte të rënda.

Tahiri prej raportimit të Klan Kosova, për kushtet e jetesës së kësaj familjeje ka nisur aksionin në grumbullimin e mjeteve që të nisë ndërtimin e kësaj shtëpie.

Dhe tash së fundmi është Hyseni ai që përmes një video ka konfirmuar se i është bashkuar Tahirit në këtë projekt bamirësie.

Për më tepër shikojeni videon dhe postimin e Hysenit, bashkë me planin e shtëpisë:

g11 g22

YouTube player