Adnan Daci ndan dhimbjen me të gjithë shqiptarët kudo që janë
Edhe Adnan Daci është solidarizuar me banorët e Shqipërisë.
ShowBiz
Në Shkup artistët të bashkuar dje bënë thirrje për t’i ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
I pranishëm në konferencën që e organizoi Tuna Sejdiu ishte edhe Adnan Daci, i cili ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
Ai shpreson që ky tërmet të jetë ngjarja e fundit tragjike dhe lutet që viktimat t’i ketë mëshiruar Zoti. /Lajmi.net/