Admirali Dragone lavdëron përkushtimin e KFOR-it: Vazhdojnë ta ruajnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999
Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s ka qëndruar dje në Kosovë, së bashku me delegacionin e udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte. Cavo Dragone me këtë rast ka publikuar edhe disa fotografi nga kjo vizitë, ku lavdëroi përkushtimin e palëkundur të të gjithë personelit të KFOR-it, të cilët,…

Lajme
Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s ka qëndruar dje në Kosovë, së bashku me delegacionin e udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.
Cavo Dragone me këtë rast ka publikuar edhe disa fotografi nga kjo vizitë, ku lavdëroi përkushtimin e palëkundur të të gjithë personelit të KFOR-it, të cilët, tha ai vazhdojnë të ruajnë paqen dhe stabiltetin në Kosovë që nga viti 1999.
“Nën udhëheqësin aktuale të Enrico Barduaniit, KFOR-i garanton ambient të sigurt, duke nxitur një Kosovë multietnike dhe demokratike. Nën udhëheqësin aktuale të Enrico Barduaniit, KFOR-i garanton ambient të sigurt, duke nxitur një Kosovë multietnike dhe demokratike”, deklaroi ai.
Po ashtu Dragon tha se “jemi krenarë për ju. Vazhdoni punën e jashtëzakonshme”./Lajmi.net/
During the visit with the NAC, we praised the unwavering dedication of all #NATO‘s #KFOR personnel, who continue to safeguard peace & stability in #Kosovo since 1999.
Under the current leadership of MG Enrico Barduani🇮🇹, KFOR ensures a secure environment, fostering a multi-ethnic… https://t.co/juW8r9uNvF pic.twitter.com/5g8mp365xN— Admiral Giuseppe CAVO DRAGONE (@CMC_NATO) March 11, 2025