Administrata Trump rikthen vëmendjen kah Ballkani Perëndimor – Zyrtari i DASH-it, Brendan Hanrahan, vizitë në Kosovë, Serbi dhe Bosnje

Administrata Trump duket se po rikthen fokusin drejt Ballkanit Perëndimor në një moment delikat për rajonin. Zyrtari i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan, ka njoftuar se është nisur për një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, pas disa takimeve të rëndësishme në Dayton…

Lajme

09/07/2025 23:26

Administrata Trump duket se po rikthen fokusin drejt Ballkanit Perëndimor në një moment delikat për rajonin.

Zyrtari i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan, ka njoftuar se është nisur për një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, pas disa takimeve të rëndësishme në Dayton dhe Washington.

“Jam nisur drejt Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës pas bisedimeve produktive në Dayton dhe Washington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare për Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim të forcoj lidhjet mes SHBA-së dhe vendeve të rajonit,” ka shkruar Hanrahan në një postim në platformën X, transmeton lajmi.net

Vizita e tij vjen në kohën kur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndodhet në një status quo të zgjatur, ndërsa tensionet politike dhe diplomatike në rajon vazhdojnë të jenë të pranishme. Angazhimi i administratës Trump për të ringjallur rolin e SHBA-së në rajon shihet si përpjekje për të ndikuar pozitivisht në stabilitetin dhe marrëdhëniet ndër-shtetërore në Ballkanin Perëndimor.

Vizita e Hanrahan pritet të jetë e rëndësishme në raport me zhvillimet e ardhshme, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi dhe të ardhmes euroatlantike të rajonit./lajmi.net/