Administrata Trump hapi për një muaj 4.8 milionë vende të reja të punës

Administrata e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka krijuar 4.8 milionë vende të reja të punës për popullin amerikan.

Bota

02/07/2020 20:30

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i krahut republikan, Kevin McCarthy, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“4.8 milionë punë të reja të hapura muajin e kaluar – përtej pritshmërive! Administrata Trump është në rrugën e drejt që ta bëjë një rikthim të fuqishem”, ka shkruar McCarthy.

Administrata Trump gjithashtu ka ngrirë edhe procedimin e të gjitha aplikimeve për ‘Green Card’ nga jashtë, nën pretekstin e ngritjes së numrit të vendeve të punës për vendasit. /Lajmi.net/