​Administrata e Obiliqit nga nesër punon pa pauza

Administrata Komunale e Obiliqit, nga nesër e deri më datë 31 gusht, do të jetë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë kohës së pauzës. Kështu ka njoftuar drejtoresha e Administratës, Linda Bekteshi, e cila ka shkruar në Facebook, zgjatja e orarit është bërë për shkak të rritjes së fluksit me ardhjen e diasporës. “Ne mbesim…

Lajme

14/07/2025 14:51

Administrata Komunale e Obiliqit, nga nesër e deri më datë 31 gusht, do të jetë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë kohës së pauzës.

Kështu ka njoftuar drejtoresha e Administratës, Linda Bekteshi, e cila ka shkruar në Facebook, zgjatja e orarit është bërë për shkak të rritjes së fluksit me ardhjen e diasporës.

“Ne mbesim të përkushtuar që të ofrojmë shërbime sa me cilësore për të gjithë qytetarët. Mirë se vini, bashkatdhetarë”, ka shkruar ajo.