Adi Krasta e quan hero kombëtar Ballistin
Adi Krasta, gazetari dhe prezantuesi i njohur shqiptar, e ka quajtur hero organizatorin e dronit me flamurin e Shqipërisë etnike në ndeshjen Serbi - Shqipëri. Ai madje thotë se droni bashkë me flamur duhet të mbetet në muze, pasi që ka vlerën e njëjtë si të shpatës së Skënderbeut.
ShowBiz
Adi Krasta, gazetar dhe prezantues shqiptar, gjatë intervistës në shfaqjen televizive ‘Oxygen’ në KTV e ka quajtur hero organizatorin e dronit që u lëshua me flamurin e Shqipërisë etnike në ndeshjen Serbi – Shqipëri.
Ai madje thotë se droni, së bashku me flamurin e Shqipërisë etnike me figurat e Isa Boletinit dhe Ismail Qemajlit duhet të vendosen në muze, pasi që ka vlerën e njëjtë me atë të shpatës së Skënderbeut, transmeton Lajmi.net.
Adi Krasta është prezantuesi i pesë edicioneve të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Ai ideoi dhe realizoi së bashku me Pali Kuken ciklin televiziv të zbulimit të talentëve në fushën e këngës, “Ethet e së Premtes Mbrëma” – me të cilin u bë më së shumti i njohur në mbarë shqiptarinë.