Aderimet e vazhdueshme nga VV-ja e dikurshme në LDK, edhe Shqipe Pantina shihet me Hazirin e Salihun

Si çdoherë edhe tani në kohë fushate kanë filluar veçse aderimet. Lidhja Demokratike e Kosovës këto ditë ka njoftuar për disa aderime radhazi. Si fillim njoftuan për aderimin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, derisa paralajmëruan se ka edhe të tjerë nga VV-ja që po kalojnë në LDK. Por sot kaluan në diçka tjetër.…

Lajme

24/10/2024 12:56

Si çdoherë edhe tani në kohë fushate kanë filluar veçse aderimet.

Lidhja Demokratike e Kosovës këto ditë ka njoftuar për disa aderime radhazi.

Si fillim njoftuan për aderimin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, derisa paralajmëruan se ka edhe të tjerë nga VV-ja që po kalojnë në LDK.

Por sot kaluan në diçka tjetër.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku njoftoi se ish-fituesi i Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu ka kaluar në LDK.

Lumbardhi tash e tutje do të jetë pjesë e LDK-së, anipse babai i tij dikur i takonte Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai madje ishte krah i fuqishëm i Albin Kurtit, deputet i vetëm nga Komuna e Vitisë, e kandidat për kryetar të kësaj komune më vonë.

Por ky i fundit u nda nga Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur shumë prej anëtarëve të VV-së u larguan duke kaluar në grupin e pavarur të deputetëve që më pas u shndërruan në PSD-në e Dardan Molliqajt.

E përpos Salihut, asokohe e njohur në politikë ishte edhe Shqipe Pantina, që sot u pa bashkë me të lartpërmendurit  dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Shqipe Pantina do të bëjë një lëvizje politike që të kaloj në LDK, por fotografia e tyre e realizuar sot bashkë, nuk është pa kurrfarë arsye./Lajmi.net/

Babain e pati krahë për krahë me Albin Kurtin, tani Lumbardh Salihu pjesë e LDK-së së Abdixhikut