Aderime të reja në degën e PDK-së në Klinë
Një grup i të rinjve nga subjekte të ndryshme politike të Komunës së Klinës, sot zyrtarisht kanë aderuar në degën e PDK-së në Klinë.
Lajme
Ata u pritën nga kryetari i degës, Sokol Bashota dhe kandidati për deputet, Ramush Agushi.
Kryetari Bashota, tha se Partia Demokratike e Kosovës është e hapur për të gjithë ata të cilët shprehin gatishmërinë në realizimin e synimeve të përbashkëta dhe që duan të kontribuojnë në fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë kosovare.
Sipas tij rritja e përkrahjes qytetare ndaj PDK-së në Komunën e Klinës dita-ditës po fuqizohet në terren dhe se në zgjedhjet e 11 qershorit PDK do të dale edhe me e fortë se në zgjedhjet e kaluara.
Bashota u ka premtuar të sapoardhurve se do të dëgjohet zëri i tyre.
Ndërsa kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ramush Agushi, ka thënë me ketë rast se, PDK-ja është shtëpi e të gjithëve. PDK-ja është parti e vlerave që respekton të gjithë pa dallim moshe.
“Ju jeni e ardhmja e PDK-së dhe Kosovës”, u shpreh Agushi.
Kësaj dege ditë më parë i janë bashkuar edhe figura të tjera. /Lajmi.net/