​Ademi zbulon çfarë iu tha lojtarëve para ndeshjës me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot stërvitjen e fundit para nisjes drejt Sllovakisë, në kuadër të përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026. Dardanët janë paraqitur të motivuar dhe me energji të lartë në seancat stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke reflektuar seriozitetin dhe përkushtimin për këtë sfidë të rëndësishme. Kryetari i Federatës…

Sport

25/03/2026 11:53

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot stërvitjen e fundit para nisjes drejt Sllovakisë, në kuadër të përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Dardanët janë paraqitur të motivuar dhe me energji të lartë në seancat stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke reflektuar seriozitetin dhe përkushtimin për këtë sfidë të rëndësishme.

Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës Agim Ademi, tregoi se atmosfera në ekip është mjaft e mirë, lojtarët janë të përgatitur momentalisht, nuk janë euforik, lojtarët e dëshirojnë gjithsesi fitoren dhe se beson shumë në këtë ekip, ku dhe puna e shtabi teknik është e mirë.

Ndër të tjerash Ademi theksoi se i’u ka kërkuar lojtarëve të japin maksimumin e 120%, ti tejkalojnë të gjitha sfidat ne fushë si dhe jashtë saj.

“I kam lutur lojtarët dhe po e them publikisht të gjithëve, secila pjesë e jona duhet ta bëjmë 120% që ti mundim dhe t’i tejkalojmë të gjitha sfidat që janë në fushë dhe jashtë fushës, dhe në fund të dalim fitimtarë sepse është një rast që na ka ardhur, meqë na ka ardhë ky rast ne do mundohemi mos ta lëshojmë dhe ta realizojmë deri në fund” – thotë KosovaPress, Ademi.

Derisa sulmuesi Vedat Muriqi, ka deklaruar për FIFA-n se kualifikimi në Kampionatin Botëror 2026 do të ishte mbyllja perfekte e karrierës së tij, duke lënë të kuptohet se mund t’i varë këpucët në gozhdë pas këtij suksesi madhor, Ademi lë të kuptohet se lojtari nuk do të shkëputet përgjithmonë nga futbolli pas që do të jetë gjithmonë pranë tyre.

“Ai sigurisht nuk do të ndalet nga futbolli, por është aq i ndërgjegjshëm që do të rinjëve, ndërrimi i gjeneratave, bëhet te ne, Vedati gjithmonë është anëtar i yni, në cilen do pjesë të jetë, ka me qenë anëtarë i Kombëtares në fushë dhe jashtë fushës”- tha Ademi.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 20:45.