Ademi viziton ekipin kombëtar të Kosovë gjatë stërvitjeve: Atmosfera ishte e ngrohtë dhe bashkëpunuese, lojtarët po përgatiten për ndeshjet miqësore

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar ekipin kombëtar të Kosovës gjatë seancës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali. Ai ka thënë se aty ishte atmosferë e ngrohtë dhe bashkëpunuese, ku sipas tij secili lojtar i grumbulluar po përgatitet me pasion për dy ndeshjet miqësore që po afrohen, shkruan lajmi.net. “Isha…

Sport

02/06/2025 12:50

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar ekipin kombëtar të Kosovës gjatë seancës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali.

Ai ka thënë se aty ishte atmosferë e ngrohtë dhe bashkëpunuese, ku sipas tij secili lojtar i grumbulluar po përgatitet me pasion për dy ndeshjet miqësore që po afrohen, shkruan lajmi.net.

“Isha i lumtur të takoja edhe futbollistët Ron Raçi, Florian Haxha e Bledion Krasniqi, të cilat për herë të parë janë pjesë e Dardanëve, duke sjellë shpresë dhe energji të re në familjen tonë të madhe. Uroj me gjithë zemër që ekipi të ecën me sukses në këtë rrugëtim dhe të na bëjnë krenarë në çdo sfidë”, ka shkruar Ademi në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: