Ademi: VAR-i ka kushtuar 1 milion e 700 mijë euro

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka treguar koston e implementimit të VAR-it në Superligën e Kosovës.

Sport

09/12/2021 17:53

Ademi që kishte dhënë lajmin për implementimin e VAR-it në Superligë, kishte deklaruar se është ngritur cilësia në futbollin e Kosovës dhe kjo ka bërë që VAR-i të inkuadrohet edhe në Kosovë.

Ndërkohë në një prononcim të fundit, Agim Ademi ka deklaruar edhe koston e implementimit të VAR-it në Superligën e Kosovës.

Ademi ka theksuar se kjo ka kushtuar plot 1 milion e 700 mijë euro, por që është paguar nga FIFA.

“VAR ka kushtuar plot 1 milion e 700 mijë euro, gjë qe nuk e kam thënë ndonjëherë dhe është paguar nga FIFA, prandaj jemi shumë falenderues”, ka zbuluar ai. /Lajmi.net/