Ademi uron Dardanet për fitoren ndaj Gjibraltarit: Kjo fitore le të jetë motiv shtesë për sfidën e radhës kundër Kroacisë
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar Dardanet për fitoren ndaj Gjibraltarit. Ai ka thënë së Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë ciklin kualifikues në Ligën C për Kupën e Botës 2027, duke dëshmuar seriozitet, përkushtim dhe cilësi në fushë. “Fitorja bindëse ndaj Gjibraltarit (6:0) në stadiumin “Fadil Vokrri” është…
Sport
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar Dardanet për fitoren ndaj Gjibraltarit.
Ai ka thënë së Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë ciklin kualifikues në Ligën C për Kupën e Botës 2027, duke dëshmuar seriozitet, përkushtim dhe cilësi në fushë.
“Fitorja bindëse ndaj Gjibraltarit (6:0) në stadiumin “Fadil Vokrri” është rezultat i punës së vazhdueshme dhe besimit për sukses. Përgëzime lojtareve dhe stafit teknik për paraqitjen! Kjo fitore le të jetë motiv shtesë për sfidën e radhës kundër Kroacisë. Vazhdojmë tutje me përkushtim, unitet dhe besim. Forca Kosovë!”, ka shkruar Ademi. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: