Ademi takon kryetarin e Obiliqit, diskutohet për zhvillimin e futbollit dhe projektet infrastrukturore
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, me të cilin ka zhvilluar një diskutim të detajuar dhe konstruktiv rreth projekteve zhvillimore në fushën e futbollit në këtë komunë. Në fokus të takimit ishte Kampi i të Rinjve në Obiliq, projekt…
Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, me të cilin ka zhvilluar një diskutim të detajuar dhe konstruktiv rreth projekteve zhvillimore në fushën e futbollit në këtë komunë.
Në fokus të takimit ishte Kampi i të Rinjve në Obiliq, projekt i realizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, i cili përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit, veçanërisht për grupmoshat e reja. Palët diskutuan gjithashtu për projekte të tjera që synojnë përmirësimin e infrastrukturës sportive, krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet e futbollit, transmeton lajmi.net.
Gjatë takimit, Ademi dhe Thaçi shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë institucional dhe koordinim të vazhdueshëm, me qëllim të avancimit të futbollit në Komunën e Obiliqit dhe vazhdimit të mbështetjes për projektet që kontribuojnë në zhvillimin e të rinjve dhe forcimin e strukturave sportive lokale.
Postimi i plotë: