Ademi, Kurtit: Gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut, termin “gjuha shqipe” dëshiron ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka thënë se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtë po mundohet ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese. Ademi këtë reagim e bëri pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në Maqedoninë e Veriut nuk ka ligj për gjuhën shqipe. “Gjuha shqipe është zyrtare, madje edhe shprehimisht e…
Lajme
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka thënë se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtë po mundohet ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese.
Ademi këtë reagim e bëri pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në Maqedoninë e Veriut nuk ka ligj për gjuhën shqipe.
“Gjuha shqipe është zyrtare, madje edhe shprehimisht e kemi në ligj, ndërsa deklaratat ndryshe nga kjo mund t’i shërbejnë çdokujt, vetëm interesit të shqiptarëve jo.
“Pikërisht termin “gjuha shqipe” dëshiron ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese që kontrollohet nga kjo qeveri pa legjitimitet etnik. Pikërisht për këtë qëllim dhe fshierjen e këtij termi, VMRO-DPMNE ka dorëzuar iniciativë në Kushtetuese në vitin 2019, e tash pritet të pranohet si e bazuar nga institucioni parapolitik”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.
Ai shton se te shqiptarët ka idealistë të shumtë që do ta mbrojnë shqipen zyrtare.
Kryeministri Albin Kurti sot deklaroi se “në Maqedoni nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po rrezikohet, sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Kurti.