Adelina Tahiri kremton një datë të veçantë

Këngëtarja Adelina Tahiri kohën e fundit është shndërruar në emër shumë të komentuar në mediet rozë.

ShowBiz

27/01/2018 13:46

Martesa e papritur me milionerin maqedonas, bëri që ajo të “pushtojë” titujt e medieve, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka publikuar disa imazhe nga një festë ditëlindje, por që nuk tregon se kush ishte personi që festonte.

Në bazë të një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Adelina fokuson një unazë në tavolinë dhe dorën e një mashkulli, që supozohet të jetë i dashuri i saj.

Sa i përket anës profesionale, këngëtarja ka lënë anash angazhimet në muzikë duke u fokusuar në jetën private. /Lajmi.net/