Adelina mbeti e mahnitur nga interpretimi i Taynës, shikojeni si reagon kjo e fundit
Tayna e quan mbretëreshë Adelina Ismailin.

ShowBiz
Këto ditë po komentohet shumë një “freestyle” nga Tayna, me të cilin ‘thumboi’ Dafina Zeqirin, shkruan lajmi.net.
Derisa përflitet se Tayna dhe Dafina kanë prishur raportet, disa artistë treguan publikisht pëlqimin për këtë “freestyle” të reperes.
Madje, Adelina Ismaili u shpreh e mahnitur nga interpretimi i saj, duke thënë “Woow! Wow! Si mund të më ketë ikur kjo? Tjetër nivel (flasim për komplekset)”, ka shkruar ajo.
Pas kësaj, Tayna e shpërndau atë postim në Instagram dhe i shkruan publiksht Adelinës “Të dua, mbretëreshë”.
“Qe qe” mbetet projekti i fundit muzikor nga Tayna, ndërsa shumë shpejt vjen me këngë të re. /Lajmi.net/