Adelina Ismaili shtatzënë?

Këngëtarja shumë e njohur, Adelina Ismaili ka një kohë të gjatë që ka nisur një jetë të re në Zvicër me Vali Krasniqin dhe duket pak në skenë.

ShowBiz

07/10/2016 20:36

Gjëra të reja dhe të mëdha duket se po ndodhin megjithatë në jetën e saj.

Reporteri.net mëson se këngëtarja Ismaili, që disa e konsiderojnë si diva e muzikës në Kosovë, është shtatzënë. Sipas burimeve të afërta me këngëtaren ajo është në muajt e parë të shtatzënisë.

Ismaili ka nisur jetën e saj në Zvicër pas tragjedisë që i ndodhi, kur i dashuri i saj, polici Triumf Riza u vra nga grupi i Enver Sekiraqes, që thuhet se po ashtu kishte lidhje dikur me këngëtaren Ismaili.