Adelina Berisha duket si princeshë në këtë fustan

Adelina Berisha është një nga këngëtaret më të dashura për publikun.

ShowBiz

30/07/2018 22:23

Këngëtarja është goxha aktive me këngë të reja, të cilat priten mirë nga fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën duket për mrekulli.

E veshur me një fustan të gjatë, me ngjyrë pink të lehtë, Adelina dukej tejet elegante, ndërsa kishte ekspozuar paksa gjoksin.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Adelina Berisha është “S’ta fal”, këngë e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/