Adele do të këndojë ‘live’ këngët e saj më të reja në programin special në BBC
Adele do të këndojë për një orë 'liove' këngët nga albumi i ri "25" në një prgram special në BBC.

ShowBiz
Adele po rikthehet fuqishëm.
Ajo ka bërë bujë me këngën më të re me videoklip ‘Hello’ ndërsa tani ka vendosë të shpërblejë fansat me një befasi tjetër.
Adele me zërin e saj të bukur do të këndojë ‘live’ një një emision special në BBC të gjitha këngët e albumit të saj më të re ’25’ i cili do të dalë në shitje më 20 nëntor, transmeton lajmi.net.
Prezantuesi Graham Norton ka thënë se është i nderuar që është në gjendje të sjellë eventin më të madh muzikor të vitit në BBC.
Programi do të xhirohet më 2 nëntor dhe fansat e interesuar, që sigurisht se do të jenë të shumtë, prej tani mund të blejnë biletat./Lajmi.net
