Acarohet këngëtarja: Vdekja e Maradonës më e rëndësishme se lamtumira që u jepet femrave të dhunuara
Artistja e njohur ka reaguar me akuza pas raportimeve për vdekjen e Diego Maradonës.

ShowBiz
Këngëtarja Laura Pausini kritikjon raportimin mediatik për vdekjen e lojtarit, duke thënë se ka lënë ‘në hije’ gratë e dhunuara e të abuzuara, shkruan Corriere Della Sera, transmeton lajmi.net.
Pak fjalë të shkruara në rrjete sociale ishin të mjaftueshme për të shkaktuar edhe një polemikë mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës.
Këtë herë protagoniste është Laura Pausini, këngëtarja që ka komentuar në Instagram lidhur me raportimin mediatik për vdekjen e tij.
“Në Itali bën më shumë lajm lamtumira e fundit që i jepet një burri, sigurisht shumë i zoti për të luajtur futboll, por shumë pak i vlerësueshëm për një mijë gjëra personale të bëra publike, sesa lamtumira që u jepet shumë femrave të keqtrajtuara, dhunuara, abuzuara. Sot ato nuk janë lajmi më i rëndësishëm i këtij vendi, edhe pse këtë mëngjes kanë humbur jetën edhe dy femra të tjera. Me të vërtetë që nuk e di çfarë të mendoj më”, shkruante Laura.
Postimi i saj nxiti reagime të shumta, kishte persona që e mbështetën atë për këto fjalë, por shumë prej tyre e kundërshtuan.
Laura Pausini ka dalë hapur në fushatën kundër dhunës së grave, duke shpjeguar lidhur me rastet gjatë mbylljes. /Lajmi.net/