AC Milan triumfon ndaj Lazios, Ibra rikthehet me gol

AC Milan ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Lazios, në kuadër të xhiros së tretë në Seria A.

Sport

12/09/2021 19:59

“Rossonerët” triumfuan me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte Rafael Leao që pas një asistimi nga Ante Rebic kaloi Milanin në epërsi (45′).

Franck Kessie kishte rastin e artë të dyfishonte rezultatin, por dështoi nga pika e bardhë (45+6), rezultat ky me të cilin u mbyll ndeshja.

Pas disa muajve jashtë fushës, Zlatan Ibrahimovic u rikthye duke u inkuadruar në minutën e 60-të.

Menjëherë suedezi ndikoi në ndeshje duke shënuar pas shtatë minutave pas asistimit të Rebic (67′).

Ylli kosovar Vedat Muriqi në këtë takim u inkuadrua në minutën e 84-të duke zëvendësuar Ciro Immobile.

Ndërkohë, me këtë fitore, Milan merr kreun me nëntë pikë, derisa Lazio renditët e gjashta me gjashtë sosh./Lajmi.net/