AC Milan mposht Atalantan, rikthehet në pozitën e dytë

AC Milan ka shënuar fitore ndaj Atalantas, në kuadër të xhiros së shtatë në Seria A.

Sport

03/10/2021 22:40

“Rossonerët” triumfuan me rezultat të ngushtë 2 – 3, shkruan lajmi.net.

Vetëm 28 sekonda pasi nisi ndeshja, David Calabria i dha epërsinë Milanit.

Ndërsa, nga një gabim në mbrojtje, Sandro Tonali arriti ta rrëmbejë topin dhe dyfishoi epërsinë (43′).

Milan vazhdoi dominimin deri në fund, ku Hernandez pasoi për Rafael Leao që në mënyrë maestrale e dërgoi topin në korner të portës për të trefishuar epërsinë (78′).

Atalanta u zgjua vonë, duke shënuar fillimisht përmes David Zapata që realizoi nga pika e bardhë (85′), ndërsa në kohën shtesë Pasalic shënoi për epilogun përfundimtar të takimit 2 – 3.

Me këtë fitore, Milan rimerr pozitën e dytë me 19 pikë, derisa Atalanta bie në pozitën e tetë me 11 sosh./Lajmi.net/