AC Milan konsideron transferimin e Dani Ceballos

Një nga lojtarët që Real Madrid do të shitet gjatë verës, është Dani Ceballos që dy sezonet e kaluara ishte huazim te Arsenal.

Sport

15/06/2021 11:59

Duke pasur avantazhin për bisedimet e Brahim Diaz, gjithashtu negociata me Alvaro Odriozolan, Milan dëshiron edhe një tjetër lojtar, transmeton lajmi.net.

Ceballos e ka bërë të qartë se nëse nuk ka minuta, do largohet nga klubi, por jo në formë huazimi.

Gjasat që Milan të mbetet pa mesfushorin Hakan Çalhanoglu janë të mëdha dhe Maldini e sheh Ceballosin si pasuesi ideal.

Milan është duke provuar në të njëjtën mënyrë ta huazojë Brahim Diazin me opsion blerje për 25 milionë euro./Lajmi.net/