AC Milan dhe Barcelona arrijnë marrëveshje për Firpon

Barcelona dhe AC Milan thuhet se kanë arritur marrëveshje për shërbimet e mbrojtësit Junior Firpo.

Sport

14/06/2021 22:35

Dy klubet kanë qenë në bisedime për disa ditë për ish yllin e Real Betisit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas Marca, Barcelona ka pranuar ofertën e klubit italian për formë huazimi me mundësi blerje në vitin 2022.

Barcelona dëshiron të sigurohet për shitjen e 24-vjeçarit që nuk është në planet e Ronald Koeman.

Tekniku holandez vendos Jordi Alban gjithmonë para tij me Firpon që bëri vetëm shtatë paraqitje edicionin e kaluar në La Liga.

Blaugranasit paguan 18 milionë euro për ta sjellë Firpon në “Camp Nou”, kurse tani kërkojnë 12 milionë euro nga Milan për shitjen e tij./Lajmi.net/