Abrashi – Rrahmanit: Operatorët ekonomikë që po u qesin haraç bizneseve të vogla janë financuesit e PDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i është drejtuar deputetit të PDK-së duke i thënë se harraqi janë financues të PDK-së. Në seancën e jashtëzakonshme ai tha se projektligji për cështjen e harraqit mund të vijë nga PDK. “Mandej, kolegu Eman, me të vërtetë më pëlqeu shumë fjalimi, u pajtova shumë me atë që tha.…

Lajme

10/04/2026 18:47

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i është drejtuar deputetit të PDK-së duke i thënë se harraqi janë financues të PDK-së.

Në seancën e jashtëzakonshme ai tha se projektligji për cështjen e harraqit mund të vijë nga PDK.

“Mandej, kolegu Eman, me të vërtetë më pëlqeu shumë fjalimi, u pajtova shumë me atë që tha. Edhe është e vërtetë, edhe më herët e keni ngritur këtë çështjen e haraçit, që plotësisht pajtohem që disa operatorë të mëdhenj ekonomikë ua bëjnë bizneseve dhe prodhuesve të vegjël. Veç unë e kam një kërkesë prej teje: a mundesh ti si deputet, në kuadër të grupit parlamentar të PDK-së, me marrë një iniciativë ligjore, me marrë bekimin së pari të PDK-së kundër këtyre oligarkëve, me pru në Kuvend të Kosovës, edhe unë po punoj me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me e miratu atë ligj? S’mundesh. A e di pse? Sepse ata operatorë ekonomikë që po u qesin haraç bizneseve të vogla, janë financuesit dhe donatorët kryesorë të Partisë Demokratike të Kosovës. A mundesh me pru atë projektligj? Unë votën teme e ke i pari. S’mundesh. Nuk mundesh”, u shpreh Abrashi.

Ndërsa deputeti Eman Rrahmani në foltoren e Kuvendit paraprakisht përmendi që Kosova po përballet me harraqegji.