Abrashi: Qeverinë do ta bëjmë vetë
Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit beson se do ta formojnë vet, pa e pas nevojën e mbështetjes së ndonjë partie tjetër. Në DPT Fidani në Klan Kosova, ai ka pohuar se qytetarët u besojnë dhe se deri tani nuk kanë ndonjë preferencë për të…
Lajme
Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit beson se do ta formojnë vet, pa e pas nevojën e mbështetjes së ndonjë partie tjetër.
Në DPT Fidani në Klan Kosova, ai ka pohuar se qytetarët u besojnë dhe se deri tani nuk kanë ndonjë preferencë për të pasë ndonjë koalicion, me ndonjë parti tjetër politike.
“Nuk kemi preferenca për koalicion në fund të fundit jemi subjekt demokratik, gjithmonë kemi shprehur gatishmërinë bashkëpunime, derisa kemi gjetur afërsi programore, disa parti po thonë se kanë nisë një proces të reformës së brendshme, nuk po duket ajo reformë”.
“Por me vendos kështu në vija të kuqe dhe vija të betonume, jemi duke hyrë në një fazë ku Kosovës i është kthyer normaliteti politikë. Ka përfunduar epoka e politikanëve të konsumuar të cilët kanë bërë këso lloj gjërash, e kemi mbështetjen e mjaftueshme qytetare deri në fund, besoj që nuk do të jemi të varur nga vota e asnjë subjekti politik, dhe qeverinë do ta bëjmë vet”, ka thënë Abrashi.
Tutje, ai ka shtuar se opozita dëshiron që të ketë koalicion me LVV-në.
“E kam deklarim nga vet kolegët opozitarë se mezi presin një bashkëpunim me LVV-në në ardhmen këtë ma thonë vet, ma thonë këtë vet deputetët në Kuvend të Kosovës që të bëhemi bashkë për hir të proceseve”, ka thënë Abrashi.