Abrashi i VV-së pas dështimit të seancës: Partitë opozitare po takohen mes vete pasi i ka marrë malli për njëri-tjetrin jo për të prodhuar ndonjë rezultat

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, është deklaruar para mediave pas dështimit të 34-të të seancës për konstituimin e Kuvendit. Abrashi ka thënë se VV- shpreh keq ardhje për bllokadën e cila është krijuar tash e dy muaj në Kuvend, kum sipas tij kjo po bëhet qëllimshëm nga partitë opozitare. “Edhe sot fatkeqësisht në tentativën e…

Lajme

19/06/2025 11:06

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, është deklaruar para mediave pas dështimit të 34-të të seancës për konstituimin e Kuvendit.

Abrashi ka thënë se VV- shpreh keq ardhje për bllokadën e cila është krijuar tash e dy muaj në Kuvend, kum sipas tij kjo po bëhet qëllimshëm nga partitë opozitare.

“Edhe sot fatkeqësisht në tentativën e 28 për themelimin e komisionit për votim të fshehtë dhe në të 34 për zgjedhjen e kryesisë së kuvendit së Kosovës nuk kemi ndonjë rezultat të dukshëm shprehim keqardhjen tonë të thellë për këtë bllokadë të qëllimshme dhe në plotni në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikë së Kosovës  që bëhet nga partitë opozitare”, ka thënë Abrashi.

Teksa ka vazhduar duke thënë se zgjedhjet janë proces demokratik dhe në momentin kur një parti i fiton ato, partitë tjera duhet të reflektojnë karshi rezultatit dhe të vazhdohet tutje.

“Zgjedhjet janë proces demokratikë edhe në momentin kur ni parti i fiton ato minimalja politike besa njerëzore është ta pranojë  dhe të reflektojë karshi rezultatit dhe të vazhdojmë tutje me rrjedhën procedurale të konstitumit të organeve kushtetuese të shtetit tonë por kjo nuk po ndodh në Kosovë inatet destruktivektive politke pa ndonjë qëllim të qartë po e mbajnë peng tash e sa kohë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Partitë tjera po marrin pjesë në Kuvend në stilin nomadik nuk janë të interesuar për me ba shpi ata po hin e po dalin pa i kry obligimet për çka janë betu, takimet e opozitarve nuk po kanë rezultate po veq që i ka marrë malli për njani tjetrin kto takime ishin kanë të hajrit nëse do të prodhonin ndonjë rezultat rreth votimit dhe konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Abrashi. /Lajmi.net/