Abrashi: Balotazhi na pret, tani fillon beteja e vërtetë
Kandidati për kryetar i Komunës së Prizrenit nga VV, Artan Abrashi sipas EXIT polleve dhe numërimit të votave të para nga KQZ, ka dal i dyti. Bazuar në këto rezultate, Prizreni shkon në balotazh mes kryetarit aktual, Shaqir Totajt nga PDK dhe Artan Abrashit. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “balotazhi na…

Lajme
Kandidati për kryetar i Komunës së Prizrenit nga VV, Artan Abrashi sipas EXIT polleve dhe numërimit të votave të para nga KQZ, ka dal i dyti.
Bazuar në këto rezultate, Prizreni shkon në balotazh mes kryetarit aktual, Shaqir Totajt nga PDK dhe Artan Abrashit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “balotazhi na pret”.
“Qytetarët e Prizrenit folën qartë! Shumica duan ndryshim, duan drejtim të ri. Tani fillon beteja e vërtetë. Me besim, me zemër e me dashuri për qytetin tonë. Prizreni do të fitojë!”, ka shkruar Abrashi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: