Abramovich flet për shkarkimin e Lampardit
Pronari i klubit anglez, Chelsea, Roman Abramovich ka shpjeguar vendimin për shkarkimin e Frank Lampard.
Sport
Frank Lampard u shkarkua nga Chelsea pas serisë negative ku “The Blues” humbën pesë nga tetë ndeshjet e fundit, transmeton lajmi.net.
Në njoftimin zyrtar të klubit, Chelsea shpjegon arsyen e shkarkimit, se klubi ka mbetur në mesin e tabelës dhe drejtimi është i panjohur.
Sipas njoftimit, vendimi për largimin e Lampard u morr pas një diskutimi të hapur dhe transparent në mes palëve.
Edhe Roman Abramovich shprehi keqardhje për largimin e anglezit nga “Stamford Bridge” ku tha se është i mirëseardhur në të ardhmen.
“Ky ishte një vendim shumë i vështirë për ne, aq më shumë sepse kam marrëdhënie të shkëlqyeshme personale me Frankun dhe kam respektin më të madh për të”, tha ai.
“Ai është një njeri me integritet të madh dhe ka etikë të lartë të punës. Sidoqoftë, në rrethanat aktuale ne besojmë se është më mirë të ndërrojmë menaxherin”, shtoi ai.
“Në emër të të gjithëve në klub, bord dhe personalisht, unë do të doja të falënderoja Frankun për punën e tij si menaxher dhe t’i uroja atij çdo sukses në të ardhmen”, tha Abramovich.
“Ai është një ikonë e rëndësishme e këtij klubi të shkëlqyeshëm dhe statusi i tij këtu mbetet i paprekur. Ai gjithmonë do të jetë mirëpritur ngrohtësisht përsëri në Stamford Bridge”, përfundoi Roman Abramovich./Lajmi.net/