Abidal rikthehet në Barcelonë
Eric Abidal do të rikthehet në Barcelonë. Mbrojtësi francez i Olympiacosit do të fillojë një rol të ri te gjiganti katalan, pas përfundimit të karrierës si futbollist.
Sport
Eric Abidal tashmë ka vendosur, herët ose vonë do të rikthehet në Barcelonë, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.
35-vjeçari pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni tek skuadra greke Olympiacos. Por, ai do të vazhdojë të jetë i përfshirë në futboll, por në rol tjetër.
Ish klubi i tij, Barcelona, ku luajti gjatë periudhës 2007-2013 i ka bërë një ofertë që të jetë i përfshirë në rol të zyrtarit në akademinë e klubit.
Dhe, Abidal thuhet se tashmë ka vendosur se do ta pranojë atë pas përfundimit të karrierës si futbollist.