Abelard Tahiri u bën thirrje qytetarëve për dalje në zgjedhje
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Abelard Tahiri, ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Tahiri ka theksuar se pjesëmarrja në zgjedhje është një obligim qytetar dhe një shtyllë themelore e funksionimit demokratik të shtetit. Sipas tij, çdo votë…
Lajme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Abelard Tahiri, ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Tahiri ka theksuar se pjesëmarrja në zgjedhje është një obligim qytetar dhe një shtyllë themelore e funksionimit demokratik të shtetit. Sipas tij, çdo votë ka rëndësi dhe ndikon drejtpërdrejt në përcaktimin e drejtimit të ardhshëm të Kosovës.
Ai ka theksuar se përmes votës së lirë, qytetarët dëshmojnë se vendimmarrja në Kosovë buron nga vullneti i tyre.
“Me pjesëmarrje dhe votë, qytetarët tregojnë se Kosova udhëhiqet nga vullneti i qytetarëve të saj”, ka theksuar Tahiri, duke bërë thirrje për dalje sa më të madhe në zgjedhje. /Lajmi.net/