Abelard Tahiri: Me mesazhin e Thaçit “Na prisni të bashkuar”, PDK nis misionin e fitores
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri (nr. 110), ka deklaruar se PDK e ka nisur nga Prizreni misionin e fitores, të udhëhequr nga mesazhi i Presidentit Hashim Thaçi “Na prisni të bashkuar”. “Me mesazhin e Presidentit Thaçi ‘Na prisni të bashkuar’, mbrëmë në Prizren, PDK e nisi misionin e bashkimit për…
Lajme
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri (nr. 110), ka deklaruar se PDK e ka nisur nga Prizreni misionin e fitores, të udhëhequr nga mesazhi i Presidentit Hashim Thaçi “Na prisni të bashkuar”.
“Me mesazhin e Presidentit Thaçi ‘Na prisni të bashkuar’, mbrëmë në Prizren, PDK e nisi misionin e bashkimit për Kosovën dhe për Kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamzën”, ka thënë Tahiri.
Ai ka theksuar se rruga e PDK-së është rruga përpara, me një program të qartë dhe të realizueshëm për qytetarët.
“Përpara është rruga jonë, me program dhe vizion të qartë: rritje 50 për qind të pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale”, ka deklaruar Tahiri.
Sipas tij, zgjedhjet e 28 dhjetorit janë momenti për t’i dhënë fund përçarjes dhe stagnimit.
“Më 28 dhjetor, t’i japim fund përçarjes dhe stagnimit. Të bashkohemi për një jetë më të mirë”, ka shtuar ai.
Në fund, Tahiri ka ftuar qytetarët që të mbështesin PDK-në dhe kandidatin për Kryeministër.
“Vota për #PDK130 është votë për Bedri Hamzën për Kryeministër”, ka përfunduar Tahiri.