Abelard Tahiri kritikon ashpër Muratin: “Ai e përjashtoi pagën minimale për veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka kundërshtuar fuqishëm kandidaturën e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për postin e Kryetarit të Kuvendit. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar Muratin si të pamenduar dhe të papranueshëm për këtë detyrë, duke numëruar disa nga arsye kryesore…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka kundërshtuar fuqishëm kandidaturën e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për postin e Kryetarit të Kuvendit.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar Muratin si të pamenduar dhe të papranueshëm për këtë detyrë, duke numëruar disa nga arsye kryesore të shqetësimit, transmeton lajmi.net
“Hekuran Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë: veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së. Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën. Si mund të votohet një i tillë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës?”, tha Tahiri.
Murati dështoi të bëhet kryetar i Kuvendit pasi mori veç 57 vota, që s’janë të mjaftueshme./lajmi.net/