Abdixhiku uron Pashkët: Le të jetë kjo ditë feste një moment i veçantë paqeje dhe dashurie për ju dhe familjet tuaja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Ai ka thënë që kjo ditë le të jetë një moment paqeje e dashurie për të gjithë. “Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë gëzime dhe bekime…

Lajme

20/04/2025 11:29

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë.

Ai ka thënë që kjo ditë le të jetë një moment paqeje e dashurie për të gjithë.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë gëzime dhe bekime në këtë festë të shenjtë.

Le të jetë kjo ditë feste një moment i veçantë paqeje dhe dashurie për ju dhe familjet tuaja; por mbi të gjitha, le të jetë një ripërtëritje e vlerave më të larta njerëzore, dashurisë, respektit dhe solidaritetit mes njëri-tjetrit.