Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Le të na shërbejë si kujtesë për vlerat njerëzore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për paqen, solidaritetin dhe dashurinë ndërnjerëzore. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shprehu urimet më të përzemërta për mirësi dhe gëzim në familjet e qytetarëve. “Kjo ditë e sakrificës, solidaritetit…

Lajme

06/06/2025 10:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për paqen, solidaritetin dhe dashurinë ndërnjerëzore.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shprehu urimet më të përzemërta për mirësi dhe gëzim në familjet e qytetarëve.

“Kjo ditë e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit le të na shërbejë si reflektim e kujtesë për vlerat më të larta njerëzore, përkushtimin ndaj Krijuesit, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë,” shkroi ai.

Kreu i LDK-së uroi gjithashtu shëndet, lumturi dhe begati për të gjithë, duke shprehur besimin se harmonia dhe mbarësia do të vazhdojnë të jenë udhërrëfyes në shoqërinë kosovare.