Abdixhiku: Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmë në liqenin e Badovcit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vdekjes tragjike së tre të rinjve që ranë me veturë mbrëmë në liqenin e Badocit. Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjarëve. “Jam thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmë në liqenin e Badovcit. Bashkëndjej me familjet e të rinjve që humbën…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vdekjes tragjike së tre të rinjve që ranë me veturë mbrëmë në liqenin e Badocit.
Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjarëve.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmë në liqenin e Badovcit. Bashkëndjej me familjet e të rinjve që humbën jetën në këtë aksident. Nuk ka fjalë për të lehtësuar dhimbjen e tyre dhe asnjë ngushëllim që mund të mbushë boshllëkun që ata ndjejnë tani”, thuhey në njoftim.
Tutje ai tha se qëndron me familjet e tre të rinjëve që humbën jetën nën këtë aksident.
“Sot, ne qëndrojmë me familjet dhe lutemi të gjejnë forcë në këto momente të rënda, ndërsa të rinjtë që i humbëm le të pushojnë në paqe”. /Lajmi.net/