Abdixhiku takon ambasadorin Hargreaves: LDK është e gatshme të paraqes një ofertë serioze dhe vizionare për të ardhmen e vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. LDK ka njoftuar se Abdixhiku dhe Hargreaves kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe qëndrimet e LDK-së ndaj këtyre zhvillimeve, specifikisht zgjedhjeve të 28 dhjetorit. “Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin…

Lajme

04/12/2025 12:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

LDK ka njoftuar se Abdixhiku dhe Hargreaves kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe qëndrimet e LDK-së ndaj këtyre zhvillimeve, specifikisht zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin britanik për përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për zgjedhjet nacionale dhe angazhimin e partisë për një proces demokratik, të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Po ashtu theksoi mobilizimin e strukturave në të gjitha komunat, finalizimin e programit qeverisës, si dhe angazhimin e partisë për një fushatë konstruktive dhe të orientuar kah qytetari. Kryetari Abdixhiku nënvizoi se LDK-ja është e gatshme të paraqesë një ofertë serioze dhe vizionare për të ardhmen e vendit, duke u mbështetur në përvojën institucionale që ka”, ka shkruar LDK.

Abdixhiku i ka shprehur mirënjohje ambasadorit Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj më të rëndësishme shtetformuese dhe demokratike. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: