Abdixhiku takon ambasadorin e Zvicrës, folën për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me të kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai e ka njoftuar ambasadorin edhe me programin politik të LDK-së…

Lajme

27/11/2024 13:21

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me të kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai e ka njoftuar ambasadorin edhe me programin politik të LDK-së të quajtur “Rruga e Re”, që sipas Abdixhikut përmban projekte konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“U diskutua edhe për rrugëtimin e “Turneut të Ndryshimit”, si dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që po merr ky turne anë e kënd Kosovës, si përgjigje ndaj thirrjes tonë për ndryshim. Në fund të takimit, u fol edhe për projekte që synojnë thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, në proceset demokratike dhe zhvillimore të saj”, ka shkruar Abdixhiku. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: